
Macroni telefonon Trumpin dhe Zelenskyn pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë
Bota
March 01, 2025 - 21:42
Pas përplasjes së bujshme mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për qetësi, respekt dhe njohje të ndërsjellë.
Në një intervistë për “La Tribune Dimanche”, Macron tha se është e rëndësishme që të dy liderët të rikthehen te një klimë bashkëpunimi pas nervozizmit të momentit.
Ai theksoi se çështja në fjalë është tepër serioze dhe kërkon një përqendrim të përbashkët për të ecur përpara.
Në të njëjtën kohë, Pallati Élysée bëri të ditur se Macron ka zhvilluar një bisedë të gjatë mbrëmë me të dy liderët, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, për të diskutuar situatën dhe mënyrat e përmirësimit të marrëdhënieve.