
Përplasja e presidentëve: Trumpi këmbëngulës, Zelensky “pendohet”
Doli si më së keqi nga Shtëpia e Bardhë.
Dhe për t’u kthyer edhe një herë në takim me Donald Trumpin, Volodymyr Zelensky duhet të flas vetëm për ndërprerjen e luftimeve.
Këtë ukrainasit, ia bëri me dije edhe një herë homologu amerikan.
Trump e akuzoi Zelenskyn, se po e keqpërdorë përkrahjen amerikane për të vazhduar luftën me Rusinë. Ndërkohë, nuk ka një përgjigje nëse i beson Vladimir Putinit.
Ndërkohe Zelensky në një intervsite për Fox News, tha se është falënderues për mbështetjen amerikane por që një armëpushim pa garanci është i rrezikshëm.
Ai i përshkroi tensionet e së premtes me në Zyrën Ovale si “jo të mirë për të dyja palët”.
Ukrainasi u kujdes që edhe përmes një postimi të gjatë në platformën X ta falënderoj administratën dhe popullin amerikan, duke pohuar se marrëdhënia midis dy popujve është më e rëndësishme se ajo mes dy presidentëve.