Kryeministri britanik, Keir Starmer: Jemi me Ukrainën

Kryeministri britanik, Keir Starmer: Jemi me Ukrainën

Bota March 01, 2025 - 19:48

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e ka pritur në takim presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.

Stamer përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën duke thënë se “ne qëndrojmë me Ukrainën, për aq sa është e nevojshme”.

Ai foli për “vendosmërinë e palëkundur” për të arritur një paqe të qëndrueshme për Ukrainën, shkruan BBC.

Në anën tjetër, Zelensky falënderoi Starmerin për mbështetjen e tij dhe falënderoi Mbretin Charles III që pranoi një takim me të nesër.

“Ne jemi të lumtur që kemi partnerë të tillë dhe miq të tillë”, tha Zelensky.

Ky takim vjen vetëm një ditë pas takimit që lideri ukrainas e pati me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin u përplasën ashpër.