
Zelensky pas përplasjes me Trumpin: Nuk kam bërë diçka të keqe, s’jap dorëheqje
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për Fox News, pas përplasjes me presidentin amerikan Donald Trump.
BBC ka bërë një përmbledhje se çfarë ka deklaruar ai
“Nuk jam i sigurt se kemi bërë diçka të keqe”.
Por, ai gjithashtu shfrytëzoi rastin të falënderojë amerikanët dhe Donald Trump: “Unë respektoj presidentin dhe respektoj popullin amerikan”.
Presidenti ukrainas tha se argumenti i kapur nga mediat botërore në Zyrën Ovale “nuk ishte i mirë”, por tha se ishte i bindur se marrëdhënia e tij me Trump mund të shpëtohej. “Sepse janë marrëdhënie më shumë se vetëm dy presidentë. Janë marrëdhënie historike, marrëdhënie të forta, midis njerëzve tanë,” tha ai.
Zelensky u pyet gjithashtu nëse ai do të tërhiqej. Ai sugjeroi se nuk do të ishte një ide e mirë. “Ky vendim mund të merret vetëm nga populli i Ukrainës,” tha ai