Shpërthen në flakë treni që transportonte karburant në Çeki

Shpërthen në flakë treni që transportonte karburant në Çeki

Bota February 28, 2025 - 19:37

Një zjarr i madh shpërtheu në pesë vagonë treni që transportonin benzol në rajonin Olomouc të Çekisë. Shërbimi zjarrfikës i Çekisë shpalli një nivel të veçantë alarmi për shkak të zjarrit.

Gjithsej 29 ekipe zjarrfikëse janë aktivizuar për të vënë nën kontroll zjarrin, si dhe një helikopter që ndihmon në shuarjen e zjarrit.

Zyrtarët thanë se po përdoren burimet lokale të ujit në operacionin e shuarjes së zjarrit.