
Një helikopter i spitalit rrëzohet në Karolinën e Veriut
Bota
February 25, 2025 - 16:02
Një helikopter i spitalit është rrëzuar në Karolinën e Veriut. Tre anëtarët e ekuipazhit janë nxjerrë nga helikopteri dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim.
Në momentin e rrëzimit të fluturakes nuk kishte pacient, kurse deri më tani nuk raportohet për lëndime serioze.
Përplasja ka ndodhur në afërsi të rrugës Sidbury, dhe bëhet fjalë për një helikopter të spitalit që zakonisht përdorej për transportimin e pacientëve.
Akoma nuk dihet shkaku i rrëzimit të helikopterit, ndërsa autoritetet thonë se janë duke mbledhur provat në terren.
Të tre anëtarët e ekuipazhit janë akoma në spital, ku gjendja e tyre shëndetësore thuhet se është përmirësuar dukshëm.