“Koalicioni shqiptar”, opsion për emrin e udhëheqësisë së re në Gjermani

“Koalicioni shqiptar”, opsion për emrin e udhëheqësisë së re në Gjermani

Bota February 25, 2025 - 11:03
Gazeta britanike krahason rezultatin zgjedhor në Gjermani me flamurin shqiptar

Koalicioni CDU/CSU, janë fituesit e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në Gjermani të dielën e 23 shkurtit.

Kandidati për kancelar Friedrich Mertz, duket se ka nisur përpjekjet për formimin e qeverisë së re.

Atij po iu ngutet që ta ketë kabinetin e ri qeveritar para 20 prillit kur edhe janë Pashkët.

Mertzit i duhet edhe një partner koalicioni sepse me 29 për qind e votave të fituara e ka të pamundur të qeverisë vet.

Tashmë kanë filluar edhe zërat rreth koalicioneve të mundshme.

Por, a do të ketë Gjermani një qeveri me ngjyrat e flamurit shqiptar?

Me këtë qasje gazeta e njohur britanike “The Guardian” ia kushtoi një shkrim formimit të qeverisë atje?

Pra, koalicionit “Kuq e Zi” i referohet ngjyrave të partive në harta, të zezës e cila përfaqëson CDU-në dhe të kuqen SPD-në, partinë e kancelarit në detyrë Olaf Scholz, që qeverisi për 4 vite atje.

Tutje gazeta britanike i referohet këtij koalicioni edhe si “Coca Cola Zero”, pa sheqer po me shije të vërtetë.

Po ashtu një bashkim i tillë krahasohet edhe me flamurin e Angolës.

SPD-ja në zgjedhje pësoi një humbje të madhe duke u renditur e treta.

Socialistët gjermanë morën 16 për qind të votave, pas AfD-së që u rendit e dyta duke pasur dyfishim të votave.

Rritja e djathtës ekstreme atje ka alarmuar jo vetëm Gjermaninë, por edhe Evropën. /klankosova

Image