
Papa Françesku në gjendje të rëndë shëndetësore
Bota
February 22, 2025 - 21:42
Papa Françesku është në një gjendje kritike pas një "krize të zgjatur të frymëmarrjes" që kërkonte një fluks të lartë oksigjeni dhe po vuan më shumë se dje, ka thënë Vatikani.
88-vjeçari ndodhet në spital prej më shumë se një jave duke u trajtuar për pneumoni të dyfishtë dhe bronkit kronik.
Në një përditësim të së shtunës në mbrëmje, Vatikani tha se "gjendja e Atit të Shenjtë vazhdon të jetë kritike", duke shtuar se këtë mëngjes ai "paraqiste një krizë të zgjatur të frymëmarrjes astmatike" e cila kërkonte aplikimin e oksigjenit me fluks të lartë, transmeton Zeri.info.
Ai gjithashtu bëri transfuzion gjaku pasi analizat për shkak të anemisë. /Zëri