
Kryeministri i Spanjës do ta vizitojë Ukrainën: Riafirmojmë mbështetjen ndaj demokracisë dhe Zelenskyt
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez planifikon të udhëtojë në Ukrainë të hënën për të mbështetur presidentin Volodymyr Zelensky dhe demokracinë ukrainase, një ditë pasi Donald Trump e quajti një “diktator” .
Komentet e Trumpit dhe ndryshimi i politikës së tij amerikane për luftën trevjeçare në Ukrainë kanë rritur shqetësimet mes aleatëve të SHBA-së në Evropë se qasja e tij për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë mund të ndihmonte Moskën.
“Do të jem në Kiev të hënën për të riafirmuar mbështetjen e Spanjës për demokracinë ukrainase dhe presidentin Zelensky”, shkroi Sanchezi në një postim në platformën e mediave sociale X.
Presidenti amerikan ka pretenduar gjithashtu se Ukraina ishte fajtore për nisjen e luftës në vitin 2022 dhe administrata e tij hapi bisedimet për një marrëveshje paqeje drejtpërdrejt me Kremlinin, pa përfshirë Ukrainën ose partnerët evropianë. /abcnews