Ministri francez pas deklaratës së Trumpit: Zelensky hero, diktatori i vetëm është Putini

Ministri francez pas deklaratës së Trumpit: Zelensky hero, diktatori i vetëm është Putini

Bota February 20, 2025 - 12:04

“Diktatori i vetëm në këtë luftë është Putin. Zelensky është një hero”, tha ministri francez përgjegjës për Evropën, Benjamin Haddad, duke komentuar deklaratat e fundit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sipas të cilit homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, është një “diktator pa zgjedhje”.

Haddadi konfirmoi gjithashtu se Emmanuel Macron do të vizitojë Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.

“Macroni do të mbajë zërin e evropianëve dhe të thotë se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ta”, u shpreh Haddadi, i cili shtoi se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët.

Ministri tha gjithashtu se mbështetja e Evropës për Ukrainën është “më e madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara”. /abcnews