SHBA-ja e pezullon aplikimin për migrantët nga Ukraina

SHBA-ja e pezullon aplikimin për migrantët nga Ukraina

Bota February 19, 2025 - 13:40

Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar aplikimet për imigrim të paraqitura nga emigrantët nga Ukraina dhe Amerika Latine, sipas disa skemave të periudhës së ish-presidentit Joe Biden, sipas televizionit “CBS News”.

Vendimi është marrë për shkak të shqetësimeve për mashtrim dhe për siguri, thuhet në raport, ku citohen dy zyrtarë amerikanë dhe një dokument i brendshëm, raporton televizioni BBC.

Përafërsisht 240 mijë ukrainas u mirëpritën në Shtetet e Bashkuara si pjesë e politikës së Bidenit, “Bashkim për Ukrainën”. Shumë prej tyre kanë paraqitur aplikime që do t’ua mundësonin qëndrimin e ligjshëm në SHBA ose madje të vendoseshin atje në mënyrë të përhershme, sipas televizionit amerikan.

Ngrirja e procesit të aplikimeve do të mbetet në fuqi përderisa zyrtarët t’i rishikojnë procedurat e vetingut, thuhet më tej në raport.