
Putini “i gatshëm të flasë për paqen”, thotë Kremlini
Bota
February 18, 2025 - 10:42
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka folur derisa bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë po vazhdojnë.
Ai nuk ishte në gjendje të jepte një vlerësim të negociatave në këtë fazë aktuale, ndërsa tha se bisedimet e sotme mund të sjellin “më shumë qartësi” mbi një takim të mundshëm ballë për ballë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, raporton Skynews, transmeton Zeri.info.
“Putini ka thënë vazhdimisht se është i gatshëm të flasë për paqen”, tha ai, duke këmbëngulur se Rusia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, por do të preferonte ta bënte këtë “në mënyrë paqësore”.
I pyetur nëse Ukraina mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, Peskovi tha: "Kjo është e drejtë sovrane e çdo vendi, ne nuk do të diktojmë”. /Zëri