![Erdogan: Askush nuk mund t’ua marrë Gazën palestinezëve](/uploads/zeri.info/images/2025/February/15/auto_Capture1739659039.jpg)
Erdogan: Askush nuk mund t’ua marrë Gazën palestinezëve
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se plani i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza përbën një kërcënim të madh për paqen botërore.
Duke folur në televizionin indonezian Narasi, Erdogan iu drejtua planit të Trumpit për të larguar më shumë se 2 milionë palestinezë nga Rripi i Gazës, për të pretenduar kontrollin e SHBA-së mbi të dhe për ta kthyer atë në “Rivierën e Lindjes së Mesme”, shkruan Reuters.
“Unë e shoh vendimin e Trumpit për të bërë një marrëveshje të tillë me një vrasës si kryeministri izraelit Benjami Netanyahu, si një kërcënim të madh për paqen botërore”, tha Erdogan.
“Për momentin, askush nuk mund ta largojë Gazën nga palestinezët, nga gazanët. Guximi për të bërë diçka të tillë është, së pari, një kërcënim shumë i madh për paqen botërore”, shtoi lideri turk.
Erdogan tha gjithashtu se nuk i konsideron të sakta deklaratat e Trumpit, që përbëjnë atë që ai e quajti “sfida për shumë vende në botë”./abcnews