Izraeli do të lirojë 369 palestinezë në këmbim të tre pengjeve

Izraeli do të lirojë 369 palestinezë në këmbim të tre pengjeve

Bota February 14, 2025 - 23:55

Izraeli do të lirojë 369 të burgosur palestinezë si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit.

Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, tre pengje meshkuj, Shagi Dekel Chen, Sasha Trufanov dhe Yair Horn, do të lirohen të shtunën, nga Hamasi.

Hamasi ka ndarë me Izraelin identitetin e tre pengjeve që do të lirohen përmes ndërmjetësve.

Hamasi kishte akuzuar Izraelin në fillim të javës për dështimin në përmbushjen e detyrimeve të tij të ndihmës sipas armëpushimit.

Nga ana e tij, Izraeli e kishte hedhur poshtë akuzën dhe kishte kërcënuar me një rinisje të sulmeve. /abcnews