![Suedi: 22-vjeçari dënohet për anëtarësim në ISIS](/uploads/zeri.info/images/2025/February/14/auto_Capture1739545367.jpg)
Suedi: 22-vjeçari dënohet për anëtarësim në ISIS
Një gjykatë suedeze dënoi një burrë me tre vjet burg për pjesëmarrje në organizatën e Shtetit Islamik. Ky është vendimi i parë pas miratimit të një ligji që e bën krim pjesëmarrjen në një organizatë terroriste.
22-vjeçari u dënua për “pjesëmarrje në një organizatë terroriste”, si dhe financim të terrorizmit dhe tre udhëtime jashtë vendit me qëllim terrorizmi, tha gjykata në një deklaratë. Të gjitha akuzat lidhen me ISIS-in dhe tre udhëtimet ishin në Somali, tha burimi.
Dënimi është i pari në vend për “pjesëmarrje në një organizatë terroriste” sipas një ligji të miratuar në vitin 2023. Suedia kaloi në ligje më të ashpra kundër terrorizmit në vitin 2017, pasi një azilkërkues uzbek, i cili ishte zotuar për besnikëri ndaj ISIS, vrau pesë persona teksa ngiste një kamion në një rrugë tregtare në Stokholm.
Por miratimi i ligjit që ndëshkon pjesëmarrjen në një organizatë terroriste kërkon fillimisht ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me të drejtën e asociimit.
Ligji u miratua gjithashtu pasi Turqia bllokoi hyrjen e Suedisë në NATO. Duke iu referuar kurdëve, Ankaraja kërkoi që Suedia të mbajë një qëndrim më të ashpër kundër organizatave ekstremiste. /abcnews