Thellohet kriza politike në Austri, ekstremi i djathtë dështon ta formojë Qeverinë

Thellohet kriza politike në Austri, ekstremi i djathtë dështon ta formojë Qeverinë

Bota February 12, 2025 - 23:45

Partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë e Austrisë (FPÖ), ka njoftuar se ka ndërprerë përpjekjet për të formuar një koalicion qeverisës me Partinë Popullore Konservatore (ÖVP).

Ky njoftim vjen pas disa javësh bisedimesh të nxehta dhe shënon dështimin e dytë të bisedimeve për koalicion që nga zgjedhjet e shtatorit.

Kreu i FPÖ-së, Herbert Kickl, ka kërkuar zgjedhje të reja të shpejta, duke e akuzuar ÖVP-në për mungesë kompromisesh dhe për lojëra pushteti.

Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk do të vazhdojë me mandatin për të formuar qeverinë, pas dështimit të bisedimeve, transmeton klankosova.tv.

Analistët politikë thonë se nuk ka besim mes dy partive, dhe vendi tani ndodhet në një situatë të paqartë politike, me katër mundësi: zgjedhje të reja, një qeveri pakicë, një qeveri ekspertësh, ose një tjetër përpjekje për formimin e një qeverie nga partitë parlamentare.