![Suedia vendos masa drastike sigurie në shkolla](/uploads/zeri.info/images/2025/February/12/auto_Capture1739369754.jpg)
Suedia vendos masa drastike sigurie në shkolla
Të gjitha shkollat suedeze, si dhe parashkollorët, do të duhet të krijojnë planet e tyre për të parandaluar hyrjen e personave të paautorizuar në mjediset e shkollës. Suedia është ende e tronditur nga të shtënat e javës së kaluar në një shkollë arsimore për të rritur në qytetin e Orebro, ku dhjetë persona u vranë përpara se autori i dyshuar, Ricardo Anderson, një 35-vjeçar suedez i vetmuar siç përshkruhet nga mediat, t’i kthente armën vetes.
Ky sulm ka ngritur çështjen e përmirësimit të sigurisë së shkollave në Suedi. Ndryshe nga shumë vende të tjera, në Suedi shkollat ëpërgjithësisht shihen si hapësira gjysmë publike dhe për këtë arsye rrallë kanë ndonjë kontroll apo mbikëqyrje se kush mund të hyjë në to.
Ministri i Arsimit Johan Persson ka kërkuar që të gjitha shkollat ëdhe institucionet parashkollore të hartojnë plane sigurie. /abcnews