Herzog: Trumpi do të takohet me liderët e Arabisë Saudite dhe Egjiptit

Herzog: Trumpi do të takohet me liderët e Arabisë Saudite dhe Egjiptit

Bota February 09, 2025 - 18:48

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se Donald Trump do të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe princin e kurorës saudit, Mohammed bin Salman, raporton Reuters.

Duke folur të dielën për Fox News në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me propozimin e Trump për të marrë kontrollin e Gazës, Herzog tha:

“Presidenti Trump do të takohet me liderë të mëdhenj dhe kryesorë arabë, në radhë të parë mbretin e Jordanisë dhe presidentin e Egjiptit dhe mendoj gjithashtu edhe princin e kurorës së Arabisë Saudite.”

Kujtojmë që Trump ka sugjeruar që SHBA të marrë përsipër Gazën dhe që palestinezët të cilët janë zhvendosur me forcë nga forcat izraelite të zhvendosen në vendet fqinje./abcnews