SHBA, 16 vendimet që Trumpi dhe ekipi i tij morën këtë javë

SHBA, 16 vendimet që Trumpi dhe ekipi i tij morën këtë javë

Bota February 09, 2025 - 00:11

Java e tretë e mandatit të dytë të Donald Trump është shënuar nga një aktivitet më i madh nga presidenti amerikan dhe ekipi i tij, sipas BBC.

Nga shpallja e synimeve të SHBA për të ardhmen e Gazës dhe shkurtimi masiv i agjencisë amerikane për ndihmën e huaj tek ndërhyrja në një mosmarrëveshje golfi dhe ndalimi i grave transgjinore nga garat sportive të femrave, Trump, këshilltari i tij Elon Musk dhe pjesa tjetër e ekipit të tij kanë vazhduar me agjendën e tyre:

1. Propozoi që SHBA të marrë përsipër Gazën.

2. Planifikoi të pushonte mijëra punonjës të USAID-it.

3. Vendosi tarifa ndaj Kinës.

4. Shtyu përpara planin për të nxitur punonjësit federalë të japin dorëheqjen.

5. Sanksionoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

6. Urdhëroi sulme kundër grupit të Shtetit Islamik në Somali.

7. U tërhoq nga institucionet e Kombeve të Bashkuara.

8. Dërgoi avionin e parë të të dëbuarve në Guantanamo.

9. I kërkoi Ukrainës t’i siguronte mineralet e rralla të saj.

10. Ndaloi nga sportet e femrave konkurrentët transgjinorë.

11. Zbrazi digat e ujit në Kaliforni.

12. Njoftoi një grup pune për të trajtuar paragjykimet antikristiane.

13. Ndërhyri në një mosmarrëveshje në botën e golfit.

14. U hoqën përmendjet e ndryshimeve klimatike nga faqet e internetit të qeverisë

15. Rriti aksesin e Musk për Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE)

16. I hoqi të drejtën ish-presidentit Joe Biden për informacionet sekrete. /abcnews