Pezullohen tarifat e Trumpit ndaj Meksikës, Presidentja: Janë shtyrë për një muaj, do vendosim trupa në kufi me SHBA
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun amerikan, Donald Trump, me të cilin është dakordësuar për të shtyrë vendosjen e tarifave 25% për një muaj.
Siç raportohet, Sheinbaum deklaroi se është dakordësuar gjithashtu që Meksika të përforcojë kufirin me 10,000 trupa të Gardës Kombëtare, të cilët do të vendosen menjëherë.
“Ne patëm një bisedë të mirë me Presidentin Trump, me respekt të madh për marrëdhëniet dhe sovranitetin tonë dhe arritëm një sërë marrëveshjesh”, shkroi presidentja meksikane në një postim në X.
Sostuvimos una buena conversación con el presidente Trump con mucho respeto a nuestra relación y la soberanía; llegamos a una serie de acuerdos:
— Claudia Sheinbaum Pardo (@Claudiashein) February 3, 2025
1.México reforzará la frontera norte con 10 mil elementos de la Guardia Nacional de forma inmediata, para evitar el tráfico de drogas…