Tarifat e Trumpit, çfarë janë dhe cili është ndikimi i tyre?

Tarifat e Trumpit, çfarë janë dhe cili është ndikimi i tyre?

Bota February 03, 2025 - 10:23

Tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump, mund të kenë ndikim në tregtinë globale.

Duke vendosur një tarifë, një vend në fakt vendos një taksë për mallrat e importuara nga një vend tjetër.

Bëhet e ditur se importuesit janë përgjegjës për pagesën e këtyre tarifave kur këto dërgesa arrijnë dhe ka të ngjarë të kalojnë koston tek konsumatorët në formën e çmimeve më të larta.

Por këtu ka një tjetër pasojë.

Ekziston një cikël i mundshëm hakmarrjeje ose një luftë tregtare, me një vend sanksionues që vendos të kundërpërgjigjet me tarifat e veta, shkruan SkyNews.

Zinxhirët e furnizimit gjithashtu mund të ndërpriten.

Dhe kjo mund të çojë në rritjen e çmimeve pasi rrit inflacionin.

Pse u vendosën tarifat?

Urdhrat ekzekutivë të Trumpit thonë se tarifat janë pasojë e emigracionit të paligjshëm dhe kontrabandës së drogës – dy nga premtimet kryesore për të cilat ai u zgjodh.

Duhet të theksohet se ky nuk është një arsyetim me të cilin pajtohen të gjithë.

Në Meksikë, Trumpi thotë se trafikantët e drogës dhe qeveria e vendit “kanë një aleancë të patolerueshme” që nga ana tjetër ndikon në sigurinë kombëtare në SHBA.

Ndërsa me Kanadanë, ai thotë se kartelet meksikane po veprojnë në atë vend.

Dhe më pas me Kinën, ai thotë se qeveria e vendit ofron një “strehë të sigurt” për organizatat kriminale. /telegrafi