Izrael: Hetim penal kundër gruas së kryeministrit Benjamin Netanyahu

Izrael: Hetim penal kundër gruas së kryeministrit Benjamin Netanyahu

Bota February 02, 2025 - 20:36

Një hetim penal “ka nisur kundër Sara Netanyahu”, gruaja e kryeministrit izraelit, njoftoi prokuroria izraelite në një letër dërguar një deputeti të opozitës që kishte kërkuar ndjekje penale.

Prokuroria nuk specifikon natyrën e çështjes ndaj Netanyahut, i cili aktualisht ndodhet në SHBA.

Megjithatë, kjo deputete e Partisë së Punës, Naama Lazimi, po e akuzon atë për tentativë për të korruptuar një dëshmitare në gjyqin për korrupsion të bashkëshortit të saj, pas një investigimi gazetaresk të transmetuar në dhjetor nga një rrjet televiziv privat.

“Ky zbulim është i rëndësishëm për mbikëqyrjen parlamentare, sistemin gjyqësor dhe sundimin e ligjit”, shkroi Lazimi në një mesazh për X.

“Nuk do të hesht, nuk do të përkulem dhe nuk do të lejoj që ky rast të varroset. Drejtësia do të vendoset, ne do të sigurohemi që të ndodhë”.

Deputetja e bëri letrën e saj drejtuar organeve të drejtësisë pas një hetimi nga emisioni investigativ Ouvda në Channel 12, i cili konfirmoi se gruaja e Benjamin Netanyahu kishte tentuar të frikësonte një dëshmitar në rastin e bashkëshortit të saj.

Në këtë emision u prezantuan pamjet audio në të cilat thuhet se Netanyahu i kërkon ndihmësit të bashkëshortit të saj, i cili më pas ka vdekur, të ngacmojë dhe të kryejë një fushatë negative në rrjetet sociale kundër kundërshtarëve të bashkëshortit të saj dhe kryesisht kundër Klein, një prej tyre dëshmitarët kryesorë në gjyqin kundër kryeministrit izraelit.

Në dhjetor, kreu i qeverisë izraelite dëshmoi për herë të parë gjatë gjyqit të tij për korrupsion dhe i quajti akuzat kundër tij “qesharake”./abcnews