Tërmet me magnitudë 2.5 rihter u shënua në Shkup

Tërmet me magnitudë 2.5 rihter u shënua në Shkup

Bota February 01, 2025 - 12:09

Në mëngjesin e sotëm në Maqedoni të Veriut u shënua një tërmet me magnitudë 2.5 Rihter.

Kështu bëri të ditur në një njoftim Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.

Ndër tjera, thuhet se tërmeti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate.

Sipas të dhënave të deritanishme që ka observatori, tërmeti është ndjerë në qytetin e Shkupit dhe rrethinë me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane. /alsat