SHBA-ja rivendos masat kufizuese kundër Kubës

SHBA-ja rivendos masat kufizuese kundër Kubës

Bota February 01, 2025 - 10:37

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi të premten se kishte miratuar rivendosjen e masave kufizuese kundër Kubës, të ashtuquajturën Lista e Kufizuar Kuba.

Paketa e masave kufizuese ndalon transaksionet me kompanitë e kontrolluara ose që veprojnë në emër të forcave të armatosura të Kubës, shërbimeve të inteligjencës ose shërbimeve të sigurisë.

“Departamenti i Shtetit po rivendos Listën e Kufizuar të Kubës për të parandaluar sigurimin e burimeve për degët e regjimit kuban që shtypin dhe monitorojnë popullin kuban, duke kontrolluar një pjesë të madhe të ekonomisë së vendit”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të Shtetit të SHBA Marco Rubio./abcnews