Burg për emigrantët në Guantanamo: Trumpi nxjerr urdhër ekzekutiv, kapacitet 30 mijë persona

Burg për emigrantët në Guantanamo: Trumpi nxjerr urdhër ekzekutiv, kapacitet 30 mijë persona

Bota January 30, 2025 - 15:17

Donald Trump po vijon luftën e tij kundër emigracionit të paligjshëm dhe lëvizja e fundit e njoftuar nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte ndërtimi I një ndërtese paraburgimi për emigrantët e paligjshëm në Gjirin Guantanamo Trump deklaroi se ai ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që udhëzon Pentagonin dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare mbi ndërtimin e këtij objekti paraburgimi me një kapacitet prej 30 mijë personash.

“Sot po nënshkruaj një urdhërekzekutiv ku udhëzohet departametni I Mbrojtes dhe Sigurisë Kombëtare që të fillojë përpjekjet për ndërtimin e një objekti ku do të mbajmë në paraburgim 30 mijë persona në Gjjrin e Guantanamos. Ne kemi një kapacitet për 30 mijë persona atje që askush nuk e di. Do ti ndalim këta të huaj illegal që po kërcënojnë vendin tone. Disa prej tyre janë aq të këqinjë, sa ne nuk besojmë që vendet e tyre të origjinës do ti marrin mbrapsht dhe për këtë arsye do ti mbajmë aty.  Kjo qender paraburimi do të dyfishojë kapacitetet tona të paraburgimit dhe ai është një vend ku ata vështirë se mund të arratiset”.

Baza ushtarake amerikane në Gjirin e Guantanamos, në Kubë, është përdorur për të burgosurit që janë dënuar në kuadër të luftës së Shteteve të Bashkuara kundër terrorrizmit. Guantanamo ka një qendër imigrantësh – e veçantë nga burgu amerikan i sigurisë së lartë – që është shfrytëzuar herë pas here gjatë dekadave të fundit, duke përfshirë për të strehuar imigrantët nga Haiti dhe kubanezët që ishin shpëtuar në det.

Shtetet e Bashkuara e kanë marrë me qira tokën e Guantanamos nga Kuba për më shumë se një shekull. Kuba e kundërshton qiranë dhe zakonisht refuzon pagesat e qirasë së SHBA-së. Presidenti i Kubës tha se ideja e zotit Trump për të dërguar emigrantë në Guantanamo është “një akt brutaliteti”. Ai shkroi ndër të tjera në një postim në rrjetin X se vendimi i qeverisë amerikane për të burgosur emigrantët në bazën detare të Guantanamos, “tregon përbuzje për gjendjen njerëzore dhe ligjin ndërkombëtar”. /abcnews