Kritiku i ashpër i Islamit që dogji Kuranin qëllohet për vdekje

Kritiku i ashpër i Islamit që dogji Kuranin qëllohet për vdekje

Bota January 30, 2025 - 10:13

Ish-udhëheqësi i milicisë irakiane, Salwam Momika, u qëllua për vdekje në lagjen Hovsjo të Suedisë të mërkurën mbrëma, pretenduan raportet lokale.

Momika u bë një kritik i ashpër i Islamit dhe dogji Kuranin disa herë, për të cilat shpesh merrte kërcënime me vdekje.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ai u qëllua brenda banesës së tij në qytetin Sodertalje sa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia.