Elon Musk propozon ndryshimin e emrit të Kanalit Anglez në George Washington
Bota
January 26, 2025 - 22:19
Miliarderi amerikan Elon Musk ka propozuar riemërtimin e Kanalit Anglez mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar në “George Washington Canal” për nder të presidentit të parë amerikan.
“Një emër i ri për ujërat që ndajnë Anglinë dhe Francën”, shkroi Musk në X, duke postuar një foto të një harte gjeografike të ngushticës, në të cilën mund të lexohet emri i Washington.
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump – aleat dhe sponsor i ngushtë i të cilit është Musk – nënshkroi një dekret ditët e fundit duke urdhëruar fillimin e procesit të ‘riemërtimit’ të Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës./abcnews