OBSH: Të paktën 70 të vdekur nga një sulm në një spital në Sudan

OBSH: Të paktën 70 të vdekur nga një sulm në një spital në Sudan

Bota January 26, 2025 - 18:11

Të paktën 70 persona, përfshirë pacientë janë vrarë në një sulm me dron në një spital në Sudanin perëndimor, ndërsa lufta civile në kombit afrikan është përshkallëzuar në ditëve të fundit.

“Sulmi i tmerrshëm kundër spitalit saudit në El Fasher, Sudan, shkaktoi 70 vdekje dhe 19 lëndime mes pacientëve dhe atyre që i shoqëronin. Në kohën e sulmit, spitali ishte i mbushur me pacientë që merrnin kujdes.”, tha drejtori i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite e denoncoi sulmin si “shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

Përpjekjet ndërkombëtare të ndërmjetësimit dhe taktikat e presionit, duke përfshirë një vlerësim të SHBA se RSF dhe përfaqësuesit e saj po kryejnë gjenocid, dhe sanksionet që synojnë Burhanin, nuk i kanë ndalur luftimet. /abcnews