Hamasi akuzon Izraelin për shkeljen e armëpushimit në Gaza
Hamasi akuzon Izraelin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza duke penguar dhjetëra mijëra palestinezë të kthehen në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të enklavës.
“Okupimi po ngec nën pretekstin e të burgosures Arbel Yehoud, pavarësisht se lëvizja informon ndërmjetësit se ajo është gjallë dhe ofron të gjitha garancitë e nevojshme për lirimin e saj”, tha në një deklaratë grupi militant palestinez. “Hamasi e konsideron Izraelin përgjegjës për vonesën në zbatimin e marrëveshjes”, shtoi ai.
Hamasi liroi katër ushtarë izraelite të shtunën dhe Izraeli liroi rreth 200 të burgosur palestinezë.
Por Izraeli tha se një tjetër peng, Arbel Yehoud, supozohej të ishte liruar përpara ushtarëve dhe se nuk do të hapte korridorin Netzarim – që ndan gjysmën veriore dhe jugore– derisa ajo të lirohej. /abcnews