Rritet me 18.5 për qind numri i kërkesave të refuzuara për azil në Zvicër

Rritet me 18.5 për qind numri i kërkesave të refuzuara për azil në Zvicër

Bota January 25, 2025 - 15:47

Numri i azilkërkuesve të cilëve u është refuzuar kërkesa dhe të cilët do të duhet të largohen nga Zvicra vitin e kaluar është rritur për 18,5 për qind krahasuar me vitin 2023, në 7205, njoftoi Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM).

Numri i largimeve vitin e kaluar ishte dukshëm më i lartë se në vitin 2023, si përsa i përket kthimit në vendin e origjinës (4,248, +14,7%) dhe transfertave nga Dublini (2,491, +23,3%).

Largimet e emigrantëve sipas Marrëveshjes së Dublinit janë rritur pavarësisht një vendimi të qeverisë italiane, e cila ende nuk pranon transferime të tilla nga Zvicra apo ndonjë vend tjetër evropian.

Nga 7,205 azilkërkuesit e refuzuar që u larguan nga Zvicra, 2,467 u larguan vetë dhe 4,738 u kthyen nën shoqërim në vendin e tyre të origjinës, në një vend të tretë ose në një shtet kompetent.

Numri më i madh i largimeve vullnetare përbëhet nga shtetas të Turqisë (667), të ndjekur nga algjerianët (317) dhe gjeorgjianët (250)./abcnews