Trumpi gjen letrën që ia la Bideni, ja çka shkruan në të
Bota
January 21, 2025 - 10:05
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ndërsa nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë, është pyetur nga një gazetar nëse e ka gjetur letrën që ia la Joe Biden në zyrë.
Pasi hapi sirtarin, Trumpi gjeti zarfin brenda të cilës ishte letra ku shkruante “47”, duke iu referuar si presidenti i 47-të.
Më pas, presidenti amerikan falënderoi gazetarin për pyetjen duke i thënë: “Faleminderit shumë. Mund të mos e kisha parë këtë për muaj të tërë”, transmeton Klankosova.tv.