Dhjetë të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar pas një zjarri masiv në një resort skijimi në Turqi
Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë lënduar nga zjarri në një hotel resorti skijimi në Turqi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri shpërtheu në restorantin e hotelit në Kartalkaya në Turqinë Veriperëndimore të martën mbrëma, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.
Bolu Kartalkaya Kayak Merkezi’ndeki Grand Kartal Oteli’nde saat 03.30’da çëkan yangënda ölü sayësë 10’a, yaralë sayësë 32’ye yükseldi.
— ë (@HamdiCelikbas) January 21, 2025
Yarëyël tatili nedeniyle yüzde 90 dolu olan otelde 237 kiëi bulunuyordu. #Bolu #Kartalkaya #GrandKartal pic.twitter.com/TpjzNv1Sax
Guvernatori i provincës Bolu, ku ndodhet vendpushimi i skive, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolou se dy nga viktimat vdiqën pasi u hodhën nga ndërtesa.
Sipas guvernatorit të Bolu, Abdulaziz Aydin, hoteli kishte 234 mysafirë që qëndronin në momentin e aksidentit.
Televizioni privat NTV raportoi se disa njerëz u përpoqën të zbrisnin nga dhomat e tyre duke përdorur çarçafë.
Shkaku i zjarrit nuk dihet menjëherë ndërkohë që supozohet se “veshja prej druri” në pjesën e jashtme të hotelit mund të ketë përshpejtuar përhapjen e zjarrit.
Kartalkaya është një vendpushim popullor skish në malet Koroglu, rreth 300 kilometra në lindje të Stambollit.
Zjarri ka ndodhur gjatë pushimit të semestrit shkollor, kur hotelet në rajon janë të mbushura plot.
Zyra e Aydin tha se 30 kamionë zjarrfikës dhe 28 ambulanca u dërguan në vendngjarje ndërkohë që hotelet e tjera në resort u evakuuan si masë paraprake. /Telegrafi
#Bolu Kartalkaya'da bir otelde çëkan #yangën sonrasë en az 10 insanën öldüëü söyleniyor.
— Cemil Çiçek (@avcemilcicek06) January 21, 2025
Ölenlerin camdan atlayarak öldüëü söyleniyor!
Sormamëz lazëm: Bu otelin sahibi kim? Neden gerekli önlemler alënmadë? Denetimler yeterli miydi? Sorumlusu kim?
pic.twitter.com/xwepuCb2mQ