Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë
Donald Trump përmbushi premtimet e fushatës me urdhra të fortë ekzekutivë.
Trumpi, sapo u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, e nisi mandatin e ri presidencial me masa të fuqishme që pasqyrojnë premtimet që kishte bërë gjatë fushatës zgjedhore.
Ai fillimisht tha se do të “shfuqizojë 78 urdhra ekzekutivë shkatërrues dhe radikalë të administratës së mëparshme”, duke shtuar, “të gjithë do të jenë të pavlefshëm brenda – çfarë, pesë minutash”, ndërsa shikonte drejt një tavoline të sjellë në skenë.
Në prani të mbështetësve në Capitol One Arena, firmosi gjithsej gjashtë urdhra ekzekutivë në ditën e parë të presidencës.
Ndër këta, bie në sy vendimi për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit për klimën.
Më poshtë është një përmbledhje e urdhrave:
1. Një ngrirje e menjëhershme e rregulloreve për “burokratët e administratës Biden”;
2. Një ngrirje e përkohshme e punësimeve, përfshirë rekrutimin e agjentëve të rinj të IRS-it (zyrtarëve tatimorë);
3. Një memorandum presidencial për të “mobilizuar çdo fuqi” për të luftuar inflacionin dhe për të ulur kostot;
4. Një tërheqje e menjëhershme nga Marrëveshja e Parisit për Klimën;
5. Një ndalim i censurës qeveritare mbi lirinë e fjalës;
6. Çdo agjenci federale të ruajë të gjitha dokumentet që lidhen me “ndjekjet politike” gjatë administratës së fundit.
“A mund ta imagjinoni Bidenit duke e bërë këtë? Unë nuk mendoj kështu”, tha ai teksa turma brohoriste me zë të lartë.
Trump, në fund u dhuroi stilolapsat që përdori për të nënshkruar urdhrat mbështetësve të pranishëm në Capital One Arena. /telegrafi
"Can you imagine Biden doing this? I don't think so."
— Sky News (@SkyNews) January 20, 2025
Donald Trump signs executive orders in front of a cheering crowd at the Capital One Arena in Washington DC.https://t.co/vUOmnjrucF
ë Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/BpUdpzw559