Nga Meloni te Milei: Liderët e së djathtës ekstreme tubohen në inaugurimin e Trumpit
Liderë konservatorë dhe politikanë nga anembanë bota kanë shkuar në Uashington si krerë shtetesh për të përcjellë inaugurimin presidencial amerikan për herë të parë në histori, shkruan The Guardian.
Ardhja e katër liderëve në fuqi nga Evropa, Amerika Latine, Azia dhe Afrika thekson atë se si lidhjet e tyre personale me Donald Trumpin shihen si valutë e çmuar.
Mes syresh që ishin të pranishëm janë edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe presidenti argjentinas, Javier Milei, si dhe politikanë konservatorë dhe të së djathtës ekstreme nga Mbretëri e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe shtetet tjera nga e mbarë bota.
The Guardian shkruan që Meloni po e pozicionon veten si urë midis administratës në ardhje të Trumpit dhe Bashkimit Evropian, teksa i pari i Amerikës nuk ftoi top liderët e BE-së, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe top diplomaten Kaja Kallas.
Në anën tjetër, lideri i së djathtës ekstreme i Argjentinës, i vetë-përshkruari “anarko-kapitalist”, Milei, konsiderohet si presidenti i preferuar i Trumpit, i cili ka frymëzuar mogulin dhe më të pasurin e botës, Elon Muskun, me politikat e tij “të balancës fiskale dhe derregullimit”.