Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë në ditën e parë të marrëveshjes së armëpushimit
Nëntëdhjetë të burgosur palestinezë janë liruar në ditën e parë të marrëveshjes së armëpushimit.
Bëhet e ditur se ata janë të gjithë gra ose fëmijë.
Të burgosurit e liruar përfshijnë Khalida Jarrar, një politikane dhe udhëheqëse e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) në Bregun Perëndimor të pushtuar, shkruajnë mediat e huaja.
Jarrar është burgosur më parë nga autoritetet izraelite nën akuzat për “nxitje” në lidhje me deklaratat e saj publike në lidhje me pushtimin izraelit.
Raportohet se palestinezët e liruar përfshijnë gjithashtu fëmijë, disa prej të cilëve u burgosën për një kohë të pacaktuar për hedhjen e gurëve ndaj ushtarëve izraelitë.
Ndryshe, dje Hamasi ka liruar tri gra izraelite.
Marrëveshja do të shohë ndalimin e luftimeve dhe lirimin e pengjeve të marra gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamas në 7 tetor 2023 në Izraelin jugor, i cili vrau rreth 1200 njerëz, në këmbim të lirimit të palestinezëve në burgjet izraelite. /telegrafi