BE-ja njofton 120 milionë euro ndihmë për Gazën, pas armëpushimit

BE-ja njofton 120 milionë euro ndihmë për Gazën, pas armëpushimit

Bota January 16, 2025 - 13:01

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të japë 120 milionë euro ndihmë për Gazën e shkatërruar nga lufta për të trajtuar krizën humanitare.

Në një reagim në lidhje me këtë paketë presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen tha: “Marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve ofron shpresë që rajonit i nevojitej dëshpërimisht. Por situata humanitare mbetet e zymtë në Gazë. Evropa do të kanalizojë 120 milionë euro ndihmë në vitin 2025, së bashku me tonelatat e ndihmës në natyrë, për të vazhduar mbështetjen e palestinezëve”, shkruan ajo.