Shefi i policisë në Los Anxhelos thotë se ende ka persona të zhdukur nga zjarret
Bota
January 13, 2025 - 18:13
Dominic Choi nga Departamenti i Policisë në Los Anxhelos, ka thënë se nga shpërthimi i zjarreve në Los Anxhelos 26 persona janë raportuar të zhdukur, sipas tij, prej tyre 17 janë gjetur.
Nga nëntë persona që mbetën ende të zhdukur, dy u gjetën “me shumë gjasa” të vdekur në zjarre, por ende nuk janë identifikuar nga zyra e mjekësisë ligjore.
Një individ besohet se ndodhet i sigurt në një strehë. Kjo lë gjashtë persona të tjerë ende si të zhdukur.
Në Los Anxhelos që nga e marta, ka pasur tre viktima, konfirmon Choi. Ai thotë se dy u gjetën në zjarre, dhe një ishte një viktimë e djegies, e cila u transportua në spital dhe më vonë ndërroi jetë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.