Mbyllen 100 shkolla në Los Angeles për shkak të zjarreve
Superintendenti i Distriktit të Bashkuar Shkollor të Los Angeles-it, Alberto Carvalho, ka njoftuar mbylljen e 100 shkollave nga 1000 në total në këtë zonë për shkak të zjarreve. Shkollat e mbyllura ndodhen kryesisht në zonën lindore të distriktit dhe pranë Palisades.
Carvalho theksoi se një vendim për rihapjen e këtyre shkollave për pjesën tjetër të javës do të merret deri në orën 16:00 me kohën lokale, transmeton klankosova.tv.
Gjithashtu, sipas bbc, ai konfirmoi raportet që tregojnë se shkolla e mesme Palisades ka pësuar dëme të mëdha për shkak të zjarreve. Distrikti i Bashkuar Shkollor po bashkëpunon me autoritetet shtetërore dhe federale për të siguruar burimet e nevojshme për t’u përballur me këtë situatë emergjente dhe për të mbështetur komunitetin.