Trudeau i reagon Trumpit për Kanadanë: As edhe një mundësi e vogël të bëhet pjesë e Amerikës

Trudeau i reagon Trumpit për Kanadanë: As edhe një mundësi e vogël të bëhet pjesë e Amerikës

Bota January 07, 2025 - 21:14

Ish-kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka refuzuar propozimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të bërë Kanadën shtetin e 51-të të Amerikës.

Vetëm një ditë pasi dha dorëheqjen nga detyra e kryeministrit, Trudeau tha se “nuk ka asnjë mundësi për të ndodhur”, duke theksuar se Kanadaja dhe SHBA janë partnerë të fuqishëm në tregti dhe siguri, transmeton klankosova.tv.

Trudeau vuri në dukje se të dy vendet përfitojnë nga ky bashkëpunim dhe se Kanadaja ka një identitet dhe qeverisje të pavarur.

“Nuk ka asnjë mundësi të vogël që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Punëtorët dhe komunitetet në të dy vendet përfitojnë nga fakti që jemi partnerët më të mëdhenj në tregti dhe siguri”, shkruan ai në facebook.

Kujtojmë se dhjetorin e vitit të kaluar, presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump vuri në shënjestër edhe një herë Kanadanë.

Ai insistonte se do të ishte “një ide e shkëlqyer” për ta bërë atë shtetin e 51-të të Amerikës.