Sondazhi: Besimi i ukrainasve te presidenti Zelenskyy ra në vitin 2024
Bota
January 07, 2025 - 16:12
Rreth 52% e ukrainasve i besojnë Presidentit Volodymyr Zelenskyy, një rënie prej 12 pikësh nga fillimi i vitit 2024, sipas një sondazhi të ri.
Sondazhi, i kryer nga data 2 deri në 17 dhjetor nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev, vjen ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia po i afrohet përvjetorit të tij të tretë.
Sondazhi sipas a2cnn, tregon se Zelenskyy shihet më mirë në rajonet perëndimore (60%) dhe qendrore (52%) të vendit, dhe më pak në rajonet jugore (46%) dhe lindore (42%), të cilat janë prekur më shumë nga Lufta e Rusisë.
Rezultatet e sondazhit u bazuan në intervistat telefonike me 2,000 të anketuar që banonin në territoret e kontrolluara nga Ukraina.