Vdes politikani francez i ekstremit të djathtë, Jean-Marie Le Pen
Bota
January 07, 2025 - 14:03
Ka vdekur në moshën 96-vjeçare politikani francez i ekstremit të djathtë, Jean Marie Le Pen. Lajmi është bërë i ditur nga familja.
Le Pen, i cili kishte qenë në një institucion përkujdesjeje për disa javë, vdiq sot i rrethuar nga më të dashurit e tij, tha familja. Le Pen, një mohues i Holokaustit dhe një ekstremist i papenduar për racën, gjininë dhe emigracionin, themeloi partinë e ekstremit të djathtë francez “Fronti Kombëtar” në vitin 1972.
Ai arriti në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale kundër Jacques Chirac në vitin 2002.
Vajza e tashmë të ndjerit, Marine mori postin e shefit të partisë në vitin 2011. Që atëherë ajo e ka riemërtuar partinë si “Rally National”, duke e kthyer atë në një nga forcat kryesore politike të Francës.