Vdes dhe fëmija i tetë në Gazë nga i ftohti i ashpër

Vdes dhe fëmija i tetë në Gazë nga i ftohti i ashpër

Bota January 06, 2025 - 13:54

Një tjetër foshnjë e posalindur ka vdekur nga hipotermia, duke e ngritur kështu numrin e vdekjeve të të posalindurve në tetë, si rezultat i motit të ftohtë.

Në një deklaratë të autoritetet në Gazë është thënë se Jusuf Ahmad Kalloub, foshnjë 35-ditëshe, ka humbur jetën si rezultat i kushteve të rënda të motit dhe gjendjes së vështirë në Gazë për t’u furnizuar me veshmbathje dhe ushqim.

Popullata civile palestineze i është nënshtruar një lufte të ashpër që nga 7 tetori, 2023, ku janë vrarë mbi 48.800 njerëz, shumica nga ta gra dhe fëmijë, dhe janë lënduar më shumë se 109.000 të tjerë, raporton Anadolu agency.

Tel Aviv ka imponuar një bllokadë të ashpër në krahinën e Gazës, duke e lënë tërë popullsinë e këtij territori në prag të një krize urie.

Një valë e të ftohtit dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë përkeqësuar ekstremisht kushtet e civilëve të cilët po jetojnë në kampe me tenda të shqyera, pas shpërnguljes nga shtëpitë e tyre.

Izraeli tashmë ka një akuzë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për shkak të luftës në Gazë.