Tërmet me magnitudë 4.5 ballë në Greqi

Tërmet me magnitudë 4.5 ballë në Greqi

Bota January 06, 2025 - 11:54

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së hënës (11/6) në Giannitsochori të Ilisë, në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 10:45 të mëngjesit të sotëm në një distancë prej katër kilometrash në perëndim të bregut të Giannitsochori - Zaharos.

Ndërkohë, sipas mediave vendase, thellësia fokale ishte pesë kilometra. /abcnews