Qytetarët e Cetinjës nderuan viktimat e krimit me dymbëdhjetë minuta heshtje
Një grup qytetarësh janë mbledhur sot para monumentit të Lovçenit në Cetinje, për të nderuar me dymbëdhjetë minuta heshtje viktimat e krimit të fundit të ndodhur në atë qytet të Malit të Zi.
Në të shtënat me armë në Cetinje, të ndodhura më 1 janar, mbetën të vrarë 12 persona, mes të cilëve dy fëmijë, transmeton Telegrafi.
Autori i vrasjeve, Aco Martinoviq nga Cetinja, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKG), pasi qëlloi veten në kokë.
Nga të shtënat kanë mbetur të lënduar rëndë katër persona, të cilët janë shtruar në spital.
Me rastin e ngjarjes tragjike të ndodhur në Cetinje, Qeveria ka marrë vendim që datat 2, 3 dhe 4 janar të shpallen ditë zie.
Organizatorët ftuan të gjithë qytetarët që sot, në orën 17:26, të nderojnë viktimat e krimit të fundit me dymbëdhjetë minuta heshtje në Cetinje.
Ata ftuan qytetarët të mblidhen para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Podgoricë, më pas në ora 19:30, nga ku do t’i dërgojnë kërkesat atij institucioni.
Nga grupi “Kamo sjutra” theksuan se ky kolektiv i studentëve malazezë nuk ka lidhje me asnjë parti politike, dhe se protestat po i organizojnë pa asnjë ndikim partiak.
Kërkesat e tyre i shpallën para protestës së planifikuar për sonte para MPB-së, ndërsa kërkesa e parë është dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq dhe zëvendëskryeministrit për Siguri dhe Mbrojtje, Aleks Beçiq. /Telegrafi/