Aeroplani ndërpret ngritjen pasi rrotat shpërthejnë në flakë në një pistë në Australi

Aeroplani ndërpret ngritjen pasi rrotat shpërthejnë në flakë në një pistë në Australi

Bota January 05, 2025 - 15:12

Një aeroplan i Etihad nga Australia për në Emiratet e Bashkuara Arabe u detyrua të ndërpresë ngritjen pasi dy nga rrotat e tij “shpërthyen”.

Sipas mediave të huaja, në bordin e aeroplanit ndodheshin rreth 300 persona kur tymi filloi të dilte nga pajisjet e tij të uljes në aeroportin e Melburnit.

Flakët përfshinë rrotat pak para fluturimit 14-orësh për në Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë aeroplanin në pistë të rrethuar nga makina zjarrfikëse.