Bideni shpërblen Wintour, këngëtarin e grupit U2 Bono Vox dhe Soros me Medaljen e Lirisë
Kryeredaktorja e Vogue, Dame Anna Wintour, këngëtari i U2, Bono Vox dhe miliarderi George Soros, janë ndër ata që do të marrin nderimin më të lartë civil të Amerikës nga presidenti në largim, Joe Biden.
Medalja Presidenciale e Lirisë do t’u jepet 19 personave këtë vit, duke përfshirë ikona kulturore, politikanë dhe aktivistë.
Ata janë zgjedhur sepse janë “njerëz të mirë që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për vendin e tyre dhe botën”, tha Shtëpia e Bardhë.
Biden do t’i dorëzojë medaljet në Shtëpinë e Bardhë në një ceremoni të shtunën.
Bono, emri i vërtetë i të cilit është Paul David Hewson, tashmë është nderuar me nderin më të lartë kulturor të Francës dhe ka marrë titullin kalorës nderi.
Ai njihet për fushatën kundër varfërisë dhe mbështetjen e personave me HIV/AIDS, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Wintour, një nga personat më të rëndësishëm në modë, ka shërbyer si kryeredaktore e Vogue që nga viti 1988 dhe ka ndihmuar në mbledhjen e më shumë se 20 milionë dollarëve për kërkimin e Sidës.
Ajo gjithashtu mblodhi para për organizatat e artit në Mbretërinë e Bashkuar pas shkurtimeve të fondeve në 2022. Filantropisti miliarder dhe donatori i madh demokrat George Soros dhe politikania amerikane Hilary Clinton janë gjithashtu në mesin e përfituesve, shkruan BBC.