Kronologjia e masakrës në Cetinje me 12 të vrarë, policia thotë se u informua gabimisht për lokacionin
Drejtori i Policisë në Malin e Zi, Llazar Shqepanoviq tha se Aco Martinoviq, i cili vrau 12 persona në Cetinj – dy fëmijë, tre gra dhe shtatë burra, i kreu krimet në pesë vende. Ai shtoi se policia fillimisht u njoftua gabimishit për lokacionin.
Ai tha se policia e Cetinjit u njoftua dje në orën 17:26 nga qytetarët që në një kafene ishte përdorur armë zjarri dhe kishte shumë persona të lënduar, shkruan Vijesti, transmeton express.
Gjatë bisedës me denoncuesin, ai tha se, doli një informacion i pasaktë që tregonte vendin e krimit në Bajicë, ku u dërguan dy patrulla dhe një oficer i lartë.
“Kur mbërritën në orën 17:31, ata konfirmuan se ky nuk ishte vendi i ngjarjes. Kështu, sipas denoncimit të qytetarëve, policia u dërgua në një vend të gabuar,” tha ai.
Pasi i kanë parë kamerat e sigurisë, Shqepanoviq tha se u konfirmua që në orën 17:26, Martinoviq kishte vrarë katër persona në vendin e ngjarjes.
“Martinoviq në këtë vend plagosi M.V. (1984), A.M. (1983), D.K. (1985). Të gjithë ata qëndruan bashkë gjatë ditës në kafenenë ‘Velestovo’ dhe njiheshin me njëri-tjetrin,” tha Shqepanoviq.
Ai theksoi se pas kësaj ngjarjeje, Martinoviq vazhdoi me makinë në fshatin Humci në orën 17:26 dhe vrau fillimisht J.O. (1970) dhe M.M. (1986) në shtëpi.
“Kur ndodhi kjo, M.M., gruaja e M.M. që u vra, u plagos dhe u arratis me fëmijën në duar. Më pas, ai shkoi në shtëpinë e prindërve të M.M. dhe vrau prindërit e tij R.M. (1955) dhe R.M. (1962),” tha Shqepanoviq.
Patrulla e policisë mbërriti në Velestovo në orën 17:39 dhe morën informata për të shtëna me armë në Humce në orën 17:45.
Ai shpjegoi se në orën 17:46 policia mori raportin për vrasjen e dy fëmijëve dhe më pas, siç u vërtetua, ai shkoi në këmbë në Donji Kraj nr. 7 dhe vrau motrën e tij në shtëpi. Kjo u raportua në policinë e Cetinjit në orën 17:53.
Nga qytetarët, policia mori tri informata që Martinoviq ndodhej në tri vende të ndryshme – në Medovina, pranë Gjimnazit dhe pranë restorantit “Obruë”.
“Pas katër vendndodhjeve, ai shkoi në vendin e pestë dhe vrau D.D., ngjarja e raportuar në 17:57,” tha drejtori i Policisë.
Shqepanoviq tha se nga raporti i parë deri në të fundit kaluan 30 minuta, ku shtoi se në vendet ku u kryen vrasjet u gjetën 37 plumba, nëntë fishekë dhe 11 pjesë plumbash.
Ai shtoi se gjatë gjithë ditës, Martinoviq kishte qëndruar në kafenenë “Velestovo” dhe rreth orës 17:15, pas një mosmarrëveshjeje, ai doli, mori armën nga një vend i panjohur dhe u kthye në kafe, ku qëlloi mbi mysafirët që njiheshin me të.
Shqepanoviq tha se gjatë kontrollit të Martinoviq në nëntor 2022, ata vunë re një sjellje antisociale dhe ai nuk u hospitalizua, vetëm iu dha terapi.
Ai tha gjithashtu se shumica e viktimave ishin anëtarë të familjes Martinoviq, kumarë ose miq të tij.
Ndërsa sa i përket numrit të policëve që ishin të gatshëm për këtë ngjarje, ai tha se në momentin e ngjarjes në Cetinje ishin angazhuar tre patrulla, një operativ dhe një oficer i shërbimit të gatshëm.
Ai sqaroi se njësia speciale u thirr në orën 17:45 dhe arriti në Cetinje deri në orën 18:22, ndërsa anëtarët e njësisë speciale të policisë arritën më herët nga bregu.
Shqepanoviq tha se Martinoviq kreu vetëvrasje në orën 23:35, ndërsa vdiq gjatë rrugës për në spitalin “Danilo I”.
“Kur Martinoviq u gjet, pranë tij ishte një pistoletë me një fishek në tub, dhjetë fishekë në magazinë, dhe gjatë kontrollit të rrobave, u gjetën 64 fishekë dhe një magazinë me 15 fishekë,” tha ai, duke shtuar se motivi i vrasjes ende po hetohej.
Në pyetjen se a ndien ndonjë obligim moral dhe objektiv për të dhënë dorëheqjen pas tragjedisë, Shqepanoviq theksoi se ky krim nuk ishte i organizuar, por i papritur dhe se asnjë nga anëtarët e Drejtorisë së Policisë nuk kishte informacion se Martinoviq po planifikonte një “masakër”.
“Po të kishim pasur këto informacione dhe të mos kishim marrë masat e duhura, atëherë do të kishte qenë një pyetje e drejtë,” tha ai,