Ushtari amerikan emërohet si njeriu që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpërtheu jashtë një prej hoteleve të Donald Trumpit, ishte ushtar i ushtrisë në detyrë, kanë thënë zyrtarët amerikanë.
Dy zyrtarë të zbatimit të ligjit identifikuan njeriun brenda automjetit të marrë me qira, i cili shpërtheu në flakë në Las Vegas ditën e Vitit të Ri, si Matthew Livelsberger, sipas agjencisë së lajmeve AP,.
Livelsberger ishte anëtar i elitës së Beretave të Gjelbra, njësi e forcave speciale dhe ekspertë të luftës guerile, sipas një deklarate të ushtrisë amerikane.
Ai kishte shërbyer në ushtri që nga viti 2006 dhe kaloi disa kohë në një bazë të njohur më parë si Fort Bragg, qendër në Karolinën e Veriut që është shtëpia e komandës së forcave speciale.
Shtatë persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta kur automjeti ka marrë flakë.
Shpërthimi po shihet si një sulm i mundshëm terrorist. Ende nuk është dhënë asnjë shkak për shpërthimin, por mortaja fishekzjarresh, bombola dhe pajisje të tjera shpërthyese u gjetën në pjesën e pasme të veturës.
FBI ka thënë se është duke “kryer aktivitetin e zbatimit të ligjit” në lidhje me shpërthimin në një shtëpi në Kolorado Springs, por nuk ka dhënë detaje të tjera.