Aksidenti ajror me 179 viktima, Koreja e Jugut urdhëron inspektimin e flotës së avionëve “Boeing 737-800”

Aksidenti ajror me 179 viktima, Koreja e Jugut urdhëron inspektimin e flotës së avionëve “Boeing 737-800”

Bota December 30, 2024 - 13:28

Koreja e Jugut ka urdhëruar një inspektim gjithëpërfshirës të të gjithë avionëve “Boeing 737-800”, pasi një aeroplan i “Jeju Air” u rrëzua dhe shpërtheu në flakë, duke vrarë 179 persona në bord.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë ajrore dhe stafi i prodhuesit të aeroplanëve “Boeing” do t’i bashkohen grupit koreano-jugor, që po hetojnë shkaqet e tragjedisë më të keqe ajrore në dekada.

“Boeing 737-800” po transportonte 181 persona nga Tajlanda në Korenë e Jugut kur rrëshkiti në pistë dhe u përplas me një mur, përpara se të shpërthente në flakë. Vetëm dy persona shpëtuan.

Koreja e Jugut filloi shtatë ditë zie, me flamuj të valëvitur në gjysmështizë dhe presidenti në detyrë fluturoi në vendin e përplasjes në Muan Jugperëndimore për një përkujtimore. /abcnews