SHBA-ja shpall 9 janarin ditë zie kombëtare, pas vdekjes së ish-presidentit Jimmy Carter
Shtetet e Bashkuara kanë shpallur 9 janarin ditë zie kombëtare për nder të ish-presidentit Jimmy Carter, i cili vdiq të dielën në moshën 100-vjeçare.
“I bëj thirrje popullit amerikan të mblidhet në këtë ditë në vendet e tyre të adhurimit për të nderuar kujtimin e presidentit James Earl Carter Jr. Ftoj ata në mbarë botën që ndajnë pikëllimin tonë të bashkohen me ne në këtë përkujtim solemn”, tha presidenti në largim Joe Biden në një dekret të publikuar në internet.
Ish presidenti më i jetëgjatë i SHBA-së vdiq në shtëpinë e tij në Plains, qyteti ku ai u lind në Georgia. Carter, fitues i çmimit Nobel për Paqe, u bë presidenti i 39-të i SHBA-së në vitet 1977 dhe 1981.
Në vitin 2002, atij iu dha Çmimi Nobel për Paqen për punën e tij për të shmangur konfliktet në mbarë botën. /abcnews